Secondary Adv

Sejko: Perdorimi i monedhes europiane ne ekonomi do te kufizohet

Përdorimi i monedhës europiane në ekonomi do të kufizohet.

 

Edhe pse nuk dha detaje guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi me homologun austriak prezantoi nismën për nxitjen e përdorimit të lekut si një masë që politikat financiare të kenë efekte.

 

“Euroizimi i sistemit financiar ka ndikim të rëndësishëm mbi efektivitetin e politikave ekonomike,  dhe për këtë qëllim Banka e Shqipërisë në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash që synojnë zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare. 

 

Rezultatet e deritanishme kanë qenë inkurajuese, ku konstatohet një rritje e peshës së kredisë në lekë.”

 

Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë Robert Holzmann vuri theksin në rëndësinë që ka sektori i turizmit  në ekonominë shqiptare.

 

“Theksoj rëndësinë e përqendrimit të vëmendjes drejt turizmit të qëndrueshëm. turizmi i qëndrueshëm jo vetëm që sjell përfitime për mjedisin, por gjithashtu përforcon komunitetet vendase dhe siguron rritjen ekonomike afatgjatë.”

 

Dy guvernatorët u ndalën edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian, dhe një ndër objektivat  në këtë drejtim është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA./abcnews.al


Më të lexuarat